Mbërrijnë afganët në Shqipëri, Rama u del vetë në Rinas: Mirë se erdhët! (VIDEO)

Mëngjesin e sotëm, pas orës 03:00,  në Shqipëri mbërritën 121 afganë. Bëhet fjalë për 121 persona, aktivistë të shoqërisë civile, mes tyre dhe fëmijë si dhe 11 foshnja, të nisur nga Kabuli.

Në Rinas ka dalë vetë kryeministri Rama, i cili ka pritur grupin e parë të afganëvë, ku dhe ka ndarë pamjet në “Facebook”.

Kreu i qeverisë i uron mirëseardhjen afganëve në tokën që sipas tij ligji i të parëve thotë se shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut.

POSTIMI I KRYEMINISTRIT RAMA:

Miremengjes dhe me këtë episod live mikpritjeje shqiptare, që na kujton kush ishim dikur e na bën nder si vend e si popull, që krenohemi me traditën jo veç me fjalë, ju uroj një ditë të mbarë të gjithëve, duke i uruar së bashku me të gjithë ju mirëseadhjen, në tokën ku ligji i të parëve thotë se shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut, edhe 121 fëmijëve, grave e burrave nga Afganistani fatkeq, të cilët braktisën shtëpinë e tokën e tyre, për të shpëtuar jetën.

 

 


Shtuar 27.08.2021 08:32