Maturantët në protestë për testin e Matematikës, reagon ministrja e Arsimit

Maturantët kanë dalë sot në protestë pasi sipas tyre testi i Matematikës ka qenë shumë i vështirë dhe pyetjet ishin për nivelin e ekselencës.

Pas nisjes së protestave në disa qytete të vendit, ka reaguar ministrja e Arsimit Evis Kushi.

Kushi, përmes një postimi në Facebook, shprehet se, po vlerësohet test inga eksperët dhe nëse rezulton se e tejkalon nivelin e parashikuar, do të rishikohet shpërndarja e pikëve në test dhe mënyrën e vlerësimit.

 

Reagimi i Ministres së Arsimit, Evis Kushi:

Të dashur maturantë,

Siç ju kemi premtuar, ne do të jemi gjithmonë në mbështetjen tuaj. Në këto momente, jemi duke vlerësuar edhe një herë me grupet e ekspertëve nivelin e vështirësisë së çdo pyetjeje në testin e matematikës. Dhe në rast se na rezulton që ai e tejkalon nivelin e parashikuar, të cilin e kushtëzon mënyra e zhvillimit të mësimit gjatë këtij viti shkollor, pa dyshim që ne do ta rishikojmë shpërndarjen e pikëve në test dhe mënyrën e vlerësimit.

Ju uroj shumë suksese për provimin e radhës!/albeu.com

 


Shtuar 12.06.2021 12:52