Një përplasje e rëndë mes tre automjeteve është regjistruar mbrëmjen e sotme në rrugën Fushë-Krujë–Krujë, pranë fshatit Kamberas.
Tre persona mbetën të plagosur si pasojë e aksidentit dhe u dërguan në Spitalin e Traumës në Tiranë. Sipas të dhënave paraprake, i riu me inicialet L.Z. nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve, ndërsa dy të plagosurit e tjerë vijojnë të jenë në gjendje kritike.
Të lidhura
None found
Për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, transportimi i të lënduarve drejt spitalit u krye edhe me automjete të Policisë.
Një prej drejtuesve të mjeteve të përfshira është shoqëruar në komisariat. Ndërkohë, grupi hetimor ka nisur punën për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Dyshimet e para lidhen me lagështinë në rrugë dhe lëvizjen me shpejtësi të lartë.
Automjetet e përfshira në përplasjen e ndodhur janë një Mercedes-Benz me targë AC 034 AU, një Audi me targë AB 861 EY dhe një Volkswagen Passat me targë AB 786 ZC.
