Kandidatja për presidente në Francë, Marine Le Pen, ka dalë kundër vendimit ndaj vendosjes së embargos ndaj gazit rus.
Le Pen është shprehur se mbështet sanksionet kundër Rusisë, por jo kur bëhet fjalë për furnizimet me naftë dhe gaz. Në një intervistë për Radio France Inter, ajo tha se nuk do që populli francez “të vuajë pasojat e sanksioneve” për naftën dhe gazin.
Franca, si shumë vende të tjera evropiane, importon një pjesë të madhe të gazit të saj natyror përmes tubacioneve nga Rusia, duke e përdorur atë për energji rezidenciale dhe komerciale.
Le Pen, e cila garon kundër Emmanuel Macron për presidencën në balotazhin e 24 prillit, është kritikuar nga rivalët për mbështetjen që i ka dhënë në të shkuarën Rusinë dhe Presidentit Vladimir Putin.
Po ashtu, ajo dukej se mbështeste edhe aneksimin e Krimesë nga Rusia në 2014, por e përshkruan pushtimin aktual si një situatë të ndryshme./albeu.com/