Manuel Pellegrini: Lajmet për Iglesias janë spekulime dhe thashetheme, ai është i fokusuar te Betis

Prej ditësh tashmë në tregun e merkatos qarkullon hipoteza e një transferimi të sulmuesit spanjoll Borja Iglesias drejt Atletico Madrid.

Megjithatë ditën e sotme, në një konferencë për shtyp, trajneri i Betis, Manuel Pellegrini, e mohoi një lajm të tillë, duke i cilësuar ato si thashetheme dhe spekulime.

“Janë spekulime dhe thashetheme. Iglesias është i fokusuar se çfarë duhet të bëjë këtu. Derisa të ketë fakte konkrete, më mirë të mos flasim, të shohim nëse do të ndodhë diçka në të ardhmen apo jo”,- u shpreh Pellegrini, në fjalën e tij.  /albeu.com