Man United barazon shifrat dhe rihap takimin (VIDEO)

Manchester United ka barazuar rezultatin 1-1 në përballjen ndaj Villarreal, e vlefshme për finalen e Europa League.

Në minutën e 55’ ishte Edison Cavani ai i cili shënoi për “Djajtë e kuq”. Pas një goditje nga këndi, mbrojtja e skuadrës spanjolle e largon topin nga zona, por që gjen Rashford të gatshëm për të goditur nga jashtë zonë.

Goditja e tij devijohet dhe përfundon tek Cavani, i cili është gati ta dërgoi në rrjetë.


Shtuar 26.05.2021 22:21