Lutfi Dervishi kritikon Ramën: E konsideron votën si çek të bardhë për 4 vite dhe protestën si një bezdi, “edhe kjo do të kalojë”

Policia, Propaganda, Papërgjegjshmëria

1. Policia. Me ndërhyrjet e dhunshme ndaj të rinjve, gjatë protestave dhe jashtë tyre. Që nga dita e parë, veprimet joprofesionale të policisë i kanë hedh benzinë zjarrit.

Të lidhura

None found

Veçanërisht shqetësuese janë pamjet e personave civilë, me maska, që ndërhyjnë ndaj qytetarëve dhe të rinjve. Nëse janë punonjës policie, pse thyejne ligjin? Pamjet të kujtojnë praktikat e tontonmakutëve, jo standardet e një policie të një vendi që sapo mbylli kapitullin e 20 të negociarave me BE .

2. Propaganda. Pas pamjeve të dhunës policore, makineria e propagandës u vu në lëvizje. Në vend të shpjegimeve për ndërhyrjet që indinjuan këdo, publikut iu servirën video ku policët shfaqeshin duke orientuar turistët dhe ndihmuar qytetarët. A thua se pamjet e një polici që i tregon rrugën një turisti mund të fshijnë pamjet e 10 policëve që goditen si të çmendur një turist tjetër në qendër të Tiranës.

3. Papërgjegjshmëria. Filozofia e pushtetit është: “ne bëjmë çfarë të duam. Ju protestoni sa të doni, edhe gjithë jetën po të doni. Ne prapë do të bëjmë çfarë të duam”!

Kjo është logjika e një pushteti që e konsideron votën si çek të bardhë për katër vjet dhe protestën si një bezdi që duhet duruar derisa, “edhe kjo do të kalojë”.

Kur protestës paqësore i përgjigjesh me indiferencë, zemërimit me polici dhe dhunës me propagandë, rrezikon të mos kontrollosh dot më atë që ndodh.

NGA; LUTFI DERVISHI


Shtuar më 17.10.2026 10:59

En İyi ve Güvenilir Lisanslı Bahis SiteleriBursa Escortgüvenilir bahis sitelerijojobetkumar siteleritürkiye nin en iyi yasal bahis sitesijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel girişbahis güvenilir bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş