Luiza Gega merr medaje ari, reagon Presidenti Ilir Meta: Urime për Kampionen tonë të Atletikës!

Atletja shqiptare, Luiza Gega ka marrë pjesë në Lojërat Olimpike Mesdhetare ku ka fituar Medalje Ari. Mbi këtë fitore ka reaguar edhe presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, i cili e ka uruar atë me një postim në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Mesazhi i urimit nga Presidenti Ilir Meta:
“Luiza Gega i dhuron Shqipërisë një tjetër Medalje të Artë në Lojërat Mesdhetare. Shumë urime dhe respekt për Kampionen tonë të Atletikës!”/albeu.com