Këngëtari Luiz Ejlli, teksa ishte i ftuar në emisionin “Top Story” me Grida Dumën, është shprehur se protesta është çështja e madhe e këtyre ditëve. Ejlli thekson se aktet e protestuesve nuk duhet të lënë menjanë arsyen e kësaj proteste dhe revolte.
“Pas një vendimi të drejtuesve të Top Channel, u mor vendimi që emisioni të mos transmetohej. Duke qenë se emisioni im ka argëtim, lojëra dhe muzike, nuk është momenti për të tilla gjëra. Nëse do të merremi me gurët, semaforët apo 3 kazanë që digjen, po i largohemi arsyes përse ata njerëz janë aty.
Të lidhura
None found
Ata njerëz janë plot halle dhe shteti duhet t’i thirrë dhe të përpiqet të flasë dhe t’i zgjidhë problemet. Jo t’i kërkojë llogari se kush ju ka sjellë këtu.
Protesta paqësore ishte shembull në botë, por u përball me indiferencë. Unë mbaj mend 1997 dhe 21 janarin 2011 dhe nuk dua të them se Rama erdhi në pushtet me gjak dhe po largohet njësoj. Unë njoh plot policë dhe nuk mund ta imagjinoj se ata mund të godasin ata të rinj nga hiçi.
Populli po injorohet, deputetët dhe ministrat janë urdhëruar të mos flasin. Presidenti foli? Nuk flitet të Facebook, bëhet siç duhet. Të rinjtë e mbulojnë fytyrën se kanë prindërit në punë, identifikohen dhe i bëjnë presion”, u shpreh Ejlli.





