Luis Alberto “gjysmë-jashtë” nga Lazio, destinacioni i rradhës është Spanja

Me shumë mundësi, pas kësaj merkatoje janarit, Lazio do të ketë nevojë për një mesfushor të ri.

Sipas mediave spanjolle, mesfushori i talentuar i “celeste”-ve, Luis Alberto dëshiron një largim nga italianët dhe destinacioni më i mundshëm për 30-vjeçarin është Spanja.

Prej kohësh tashmë Alberto është në pritje të një ofertë nga Sevilla, klub tek i cili spanjolli është rritur por pista më e mundshme për momentin është Valencia, me tekniku Genaro Gattuso, që e simpatizon mënyrën e lojës së 30-vjeçarit. /albeu.com


Shtuar 27.12.2022 23:11