Lufta në Ukrainë, çfarë ka ndodhur gjatë orëve të fundit

Albeu.com ju sjell më poshtë zhvillimet e fundit nga lufta në Ukrainë. Lexoni më poshtë:

Forcat e mbështetura nga Rusia kanë marrë kontrollin e qytetit të Lyman në rajonin lindor të Donetskut të Ukrainës, thanë zyrtarët ukrainas.

Një këshilltar i presidentit të Ukrainës Zelensky, Oleksiy Arestovych, tha se forcat ruse që sulmonin Lyman ishin organizuar mirë.

Luftimet e ashpra po vazhdojnë në periferi të Severodonetsk ndërsa trupat ruse përpiqen të kapin qytetin i cili është nën granatime pothuajse të vazhdueshme

Kryebashkiaku i qytetit thotë se 60% e banesave janë shkatërruar plotësisht dhe deri në 90% e ndërtesave janë dëmtuar

Dhjetë persona janë vrarë dhe deri në 35 janë plagosur si rezultat i sulmeve me raketa ruse në një bazë ushtarake ukrainase në distriktin Dnipro.

Presidenti i Ukrainës Zelensky thotë se vendi i tij nuk është “i etur” për të zhvilluar bisedime paqeje me homologun e tij rus Vladimir Putin, por gjithsesi do të duhet.

Rusia nga ana tjetër fajësoi Ukrainën për ngrirjen e negociatave pasi zëdhënësi Dmitry Peskov tha se ishte e paqartë se çfarë dëshironte Kievi, duke akuzuar udhëheqjen ukrainase për “deklarata kontradiktore”.

Ukraina pretendon se Rusia ka shpërndarë deri në 500 mina të vjetra sovjetike në Detin e Zi, duke e bërë të pamundur eksportimin e mallrave nga portet e Ukrainës./albeu.com