Lufta kundër Rusisë, 300 mijë hakerë do t’i bashkohen Ukrainës

Ukraina bëri thirrje për një ushtri globale ekspertësh të IT-së për të ndihmuar në betejën kundër Putinit. Sipas The Guardian, tha se 300.000 hakera janë bashkuar për të luftuar kundër forcave ruse.

Një adoleshent zviceran po përpiqet të paralizojë praninë dixhitale të qeverisë ruse dhe hekurudhës bjelloruse.

Hakerat nuk pranuan të ndajnë emrin e tyre të vërtetë, sepse disa nga veprimet që ata po marrin janë të paligjshme dhe i frikësohen hakmarrjes nga Rusia. Duke vepruar kështu, ata po përpiqen të barazojnë fushën e lojës midis një prej superfuqive të botës dhe Ukrainës, ndërsa ajo përballet me bombardimet dhe pushtimin nga qielli dhe toka.

Rreth 300,000 njerëz janë bërë pjesë e një grupi në aplikacionin e Telegram të quajtur “IT Army of Ukraine’. Ushtria e hakerëve ka qenë e suksesshme në ndërprerjen e shërbimeve ruse të internetit.