Lufta 11 ditore Izrael-Palestinë: Nuk ndalen sulmet ajrore, 227 viktima deri më tani (FOTO LAJM)

Ende nuk ka një armëpushim mes Izraelit dhe Palestinës ku lufta vazhdon prej më shumë se 1 jave.

Deri më tani raportohet për 227 shtetas të vrarë në rripin e Gazës, mes tyre 64 fëmijë dhe 38 gra.

Izraeli raporton për 12 të vrarë, mes tyre dy fëmijë. Mbi 1,500 persona të plagosur janë raportuar nga Ministria e Shëndetësisë në Palestinë, ndërsa dhjetra të tjerë besohet kanë mbetur nën rrënoja.

Aleati kryesor i Izraelit, SHBA gjithashtu ka kërkuar armëpushim edhe pse ka njohur të drejtën e Izraelit për t’u mbrojtur.

Edhe Organizata e Kombeve të Bashkuara ka kërkuar armëpushim. Gjithashtu në Izrael ka shkuar një delegacion nga Egjipti për të kërkuar armëpushimm, gjë që u refuzua menjëherë.

Nga ana tjetër, Hamas ka kërkuar një armëpushim reciprok në këmbim të pushimit të sulmeve nga ana e Izraelit në xhaminë Al-Aqsa në Jeruzalem. Por Izraeli nuk tërhiqet. /albeu.com/


Shtuar 20.05.2021 08:18