Luan Baçi: Patosi dhe Divjaka të mos shkrihen, 12 deputetët e PS-së të bëjnë publik qëndrimin

Deputeti i Partisë Demokratike dhe përfaqësues i qarkut Fier në Parlament,  Luan Baçi, ka dalë kundër propozimit për riorganizimin territorial që parashikon shkrirjen e bashkive Patos dhe Divjakë.

Ai u bëri thirrje banorëve, pavarësisht bindjeve politike, që ta kundërshtojnë nismën, ndërsa deklaroi se do t’i mbështesë në çdo vendim që do të marrin.

Të lidhura

None found

Sipas Baçit, shqetësimi i ngritur nga qytetarët është i ligjshëm dhe kërkesa e tyre që këto dy njësi vendore të mos shpërbëhen duhet të merret parasysh.

Gjithashtu, ai tha se i njëjti qëndrim vlen edhe për bashkitë e tjera që Partia Socialiste kërkon të shkrijë: Fushë-Arrëz, Klos, Rrogozhinë, Dimal, Poliçan, Selenicë, Maliq, Këlcyrë, Memaliaj, Libohovë, Cërrik, Belsh dhe Prrenjas.

Deputeti demokrat kujtoi se qarku Fier përfaqësohet nga 16 deputetë, në një Parlament me gjithsej 140 ligjvënës.

Sipas tij, nëse të 16 deputetët e qarkut shprehen publikisht në mbështetje të qytetarëve, kundërshtojnë shkrirjen e Patosit dhe Divjakës dhe konfirmojnë se do të votojnë kundër këtij propozimi, ashtu siç janë deklaruar të gjithë deputetët e opozitës, çështja do të zgjidhej menjëherë.

Baçi theksoi se ligjvënësit duhet të përmbushin përgjegjësinë që u kanë besuar zgjedhësit, duke i përfaqësuar ata në Parlament dhe duke votuar sipas vullnetit të tyre.

Ai pretendoi se qëndrimi i banorëve të Patosit dhe Divjakës është unanim, përfshirë demokratët, socialistët, mbështetësit e partive të tjera dhe qytetarët e paangazhuar politikisht: të dyja bashkitë nuk duhet të pushojnë së ekzistuari.

Në reagimin e tij, deputeti iu drejtua posaçërisht 12 përfaqësuesve të Partisë Socialiste nga qarku Fier. Ai u kërkoi të sqarojnë publikisht nëse janë dakord që Patosi t’i bashkohet Bashkisë Fier dhe Divjaka të kalojë në Bashkinë Lushnjë.

Sipas Baçit, cilido qoftë qëndrimi i tyre, deputetët socialistë duhet ta argumentojnë atë me fakte. Nëse e mbështesin bashkimin, duhet të shpjegojnë arsyet pse Patosi dhe Divjaka duhet të shkrihen; nëse e kundërshtojnë, duhet të paraqesin argumentet për ruajtjen e tyre si bashki më vete.

Ai tha se në protestën kundër propozimit të PS-së pjesëmarrësit socialistë kanë qenë në shumicë dërrmuese. Baçi shtoi se nuk ka dëgjuar asnjë socialist të shprehet në favor të shkrirjes së dy bashkive të qarkut Fier.

Për këtë arsye, ai pyeti 12 deputetët e PS-së nëse do të rreshtohen me socialistët që i kanë votuar dhe që kërkojnë vazhdimin e ekzistencës së bashkive Patos dhe Divjakë, apo me ato që ai i cilësoi si vendime absurde të një udhëheqjeje të korruptuar.

Baçi deklaroi se dëshiron të besojë se ligjvënësit socialistë mbështesin votuesit dhe anëtarët e partisë së tyre. Në këtë rast, sipas tij, ata duhet t’i sigurojnë qytetarët se vota e tyre në Parlament do të jetë në favor të zgjedhësve dhe jo, siç u shpreh ai, në mbështetje të korrupsionit të qeverisë.

Në reagim u përmend edhe Belinda Balluku, të cilën Baçi e quajti “të plotfuqishmen” e socialistëve dhe “të pandehurën e drejtësisë”. Ai pretendoi se ajo mbrohet me kartonët e mazhorancës në Parlament dhe nuk i dorëzohet drejtësisë.

Deputeti demokrat rikujtoi se, gjatë konsultimit të përbashkët me qytetarët e qarkut në Fier, Balluku kishte folur në emër të deputetëve socialistë dhe u kishte garantuar votuesve se qarku Fier kishte gjashtë bashki dhe do të vazhdonte të mbetej me gjashtë të tilla. Sipas këtij zotimi, si Patosi, ashtu edhe Divjaka, nuk do të zhdukeshin, por do të ruanin statusin e bashkive.

Baçi kërkoi të dijë se çfarë ka ndryshuar që prej asaj deklarate dhe pse deputetët e PS-së tashmë nuk po flasin. Ai e cilësoi qëndrimin e tyre si “as mish, as peshk”, duke thënë se një sjellje e tillë nuk i nderon.

Në përfundim, ligjvënësi i PD-së nënvizoi se shkrirja e Patosit dhe Divjakës ende nuk është realizuar dhe se e ardhmja e tyre varet nga 12 votat e deputetëve socialistë të qarkut Fier në Parlament.

Ai u kërkoi atyre ta deklarojnë votën në favor të qytetarëve dhe zgjedhësve, ndërsa paralajmëroi se, në të kundërt, nuk duhet të vazhdojnë, sipas tij, t’i gënjejnë dhe mashtrojnë ata siç kanë bërë gjithmonë.


holiganbetJojobetHoliganbet girişHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetJojobetHoliganbetHoliganbetJojobetjojobet güncel girişgrandpashabetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetAnkara escortcasibomjojobetbetciocasibom girişAnkara escort