LSDM sot zgjedh liderin e ri të partisë

Sot mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të LSDM-së. Këto zgjedhje brendapartiake vijnë pasi Zoran Zaev dha dorëheqje pas rezultatit të dobët që kishte në zgjedhjet lokale.

Në këtë garë për udhëheqësin e LSDM-së garojnë  kandidatët, Frosina Remenski, Dimitar Kovaçevski, dhe Jovan Despotovski.

Në Mbledhjen e Këshillit qëndror të LSDM-së kur u shpallën zgjedhjet e brendshme të LSDM-së pas dorëheqjes së Zoran Zaevit, ky i fundit e promovoi Kovaçevskin për në krеun e partisë.

Për të parin e LSDM-së nesër do të votohet në 194 vendvotime nëpër organizata komunale në të gjithë shtetin. /albeu.com/

Shtuar 12.12.2021 11:15

Tags: , ,