Mijëra shqiptarë në shesh për Bashën, qytetari: Nuk pyes për COVID-19, vetëm të shporret Rama

Ndryshe nga kryeministri Edi Rama i cili ka organizuar një nisje fushate zgjedhore me vetëm kandidatët e tij për zgjedhjet e 25 Prillit, Lulzim Basha ka mbledhur mijëra shtetas në shesh.

Qytetarët që kanë dalë në shesh në mbështetje të Partisë Demokratike, nuk kanë frikë nga Covid-19.

Të paktën kështu janë shprehur para kamerave duke shtuar  se e kanë kaluar virusin dhe se e vetmja gjë që duan është që të largohet Edi Rama.

“Nuk kemi frikë, vetëm të na shporret Rama,”- thotë njëri prej tyre.

“Jo, së pari e kemi kaluar Covid-19, euforia për fitore është mjaft e madhe,”- thotë një tjetër. /albeu.com/

 

 

 


Shtuar 25.03.2021 18:58