LISTA/ 5 ndryshimet e mëdha që po përgatit “Whatapp”-i

Mësohet se drejtuesit e What App janë duke punuar për të sjellë 5 ndryshime të rëndësishme në aplikacion dhe tashmë janë në fazë testimi.

Aplikacioni ka nisur testimet e ndryshimeve të rëndësishme në versionin e tij  Beta dhe ato mund të aktivizohen në një periudhë jo të largët.

Këto janë disa nga ndryshimet që do ta bëjnë më të lehtë përditshmërinë tonë, sipas a2cnn:

1-Një nga ndryshimet kryesore është mundësia për të krijuar një link thirrjeje. Nëpërmjet linkut mund t’i bashkoheni thirrjes në çdo kohë.

2-Mundësia për të mos u dukur kur jeni online.

3-Një veçori e cila të lejon të krijosh dhe të shpërndash “polle” në grupet e komunikimit.

4-Edhe kamera e vetë WhatApp do të ndryshojë në mënyrën sesi i filmon videot.

5-Nëse keni përzgjedhur opsionin e mesazheve që zhduken, WhatsApp do të sjellë mundësinë për t’i ruajtur një pjesë të tyre.