Libri më i ri “Flama”, Enkel Demi rikthehet pranë lexuesve si Tom Kuka

Enkel Demi është rikthyer pranë lexuesve të tij si Tom Kuka me librin më të rinj “Flama”.

Nga sot ky roman do të gjendet në të gjitha libraritë e kryeqytetit, për të kënaqur edhe më shumë lexuesit gjatë kësaj periudhe të vështirë të krijuar nga pandemia.

“Flama” është krijuar në muajt e karantinës së vitit të shkuar e më në fund pa dritën e botimit. Por frymëzimi i autorit nuk lidhet aspak me atë situatë, por me Tiranën e para 1 shekulli.

Në këtë libër do mund të shohim një Shqipëri të ngjashme me atë të “Hide në kalldrëm”, romani i parë i botuar prej tij.

Madje dhe disa nga personazhet, që sërish do të sillen rreth një krimi të pazbuluar, në një botë ku magjikja dhe realja shkrijnë kufijtë me njëra tjetrën.

Ashtu si e gjithë lëtërsia që Tom Kuka ka sjellë për lexuesit, edhe “Flama” pritet të jetë një sukses, të cilit askush nuk do të mund t’i rezistojë.


Shtuar 15.03.2021 21:08