Lëvizte me armë zjarri, 17 vjeçari tenton t’i largohet policisë dhe e hedh çantën te një banesë: Nuk i shpëton prangave

Një tjetër rast i armëmbajtjes pa laje është goditur brenda kësaj jave në qarkun e Durrësit.

Policia ka indentifikuar dhe arrestuar një 17 vjeçari i cili lëvizte me arme zjarri tip “pistoletë” me vete.

Të lidhura

None found

Gjatë ndjekjes shtetasi U.R,. banues në Durrës ka tentuar ti ikë uniformave blu dhe ka hedhur në oborrin e shtetasit G.K,. çntë e dorës brenda së cilës ishte arma i cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i Plotë

Durrës

Goditet brenda javës, rasti i tretë i armëmbajtjes pa leje në qarkun e Durrësit.

Lëvizte me armë zjarri me vete dhe gjatë ndjekjes nga Policia e hodhi atë, identifikohet dhe arrestohet 17-vjeçari.

Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë.

Shërbimet e Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të kontrolleve në territor, për kapjen e personave në kërkim ose të atyre që lëvizin me armë zjarri me vete, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në qytet, rreth orës 04:00, në lagjen nr.6, Durrës, kanë konstatuar një shtetas, i cili pas thirrjes së punonjësve të Policisë nuk i është bindur urdhrit për ndalim.

Pasi është ndjekur nga shërbimet e Policisë, ky shtetas ka hedhur në oborrin e shtetasit G. K., çantën e dorës, brenda së cilës u gjet një armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale, nga strukturat e Komisariatit të Policisë Durrës u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi për veprën penale “Armëmbajtja pa leje “, i shtetasit I. R., 17 vjeç, banues në Durrës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 1.09.2021 08:48