Lëvizja surprizë në Kuvend, Myslim Murrizi fton publikisht Fatmir Xhafën

Myslim Murrizi bëri një deklaratë të fortë dhe një ftesë publike për Fatmir Xhafën i cili është rënditur nga Rama në listën jofituese, në vend të 23-të.

Ai ftoi Xhafën që të bëhen bashkë në betejën në Gjykatën kushtetuese për hapjen e listave 100%, “për të hequr hersin e Damian Bylykbashit”.

Në përgjigje të kësaj ftese publike, Xhafa zhvilloi një bisedë të shkurtër me Murrizin, ku dhe pati edhe një përshëndetje me grushte.

Në diskutime u përfshi edhe Ralf Gjoni, ndërsa nuk munguan as të qeshurat mes deputetëve.