Lëkundje të forta tërmeti në Greqi, sa ishte magnituda dhe ku ishte epiqendra

Një tërmet me magnitudë 5.2 Rihter është ndjerë  sot në mëngjes në Evia, sipas Institutit Gjeodinamik.

Tërmeti është ndjerë veçanërisht në Atikë.

Epiqendra ndodhet 6 kilometra në lindje të Prokopio Evia dhe thellësia fokale në 14.2 kilometra.

Sipas Institutit Euro-Mesdhetar, tërmeti vlerësohet në 5.3 Rihter.

7 minuta më vonë, një pasgoditje me magnitudë 3.7 Rihter me thellësi fokale 5 km u regjistrua nga e njëjta epiqendër dhe u ndje edhe në zona të Atikës.

Sipas guvernatorit të rajonit të Greqisë Qendrore, ka dëmtime në dyqane me rafte të rënë dhe disa shembje në rrugë pranë epiqendrës, në fshatin Pyli, fshati Prokopi.

 


Shtuar 3.11.2023 08:19