Kohë të arta, Lazio kujton Canën me këtë supergol (VIDEO)

Data e sotme ka bërë nostaligje skuadrën e Lacios. Bardheklatrit janë kthyer pas në kohë dhe nxjerrin nga arkiva e tyre predhën e Lorik Canës. Bëhet fjalë për 6 majin e vitit 2012, atëherë kur kapiteni legjendar i Kombëtares kuqezi do të realizonte një nga golat më të bukur të karrierës së tij.

Cana merr një top pranë mesfushës dhe avancon përpara deri sa krijon hapësirat e duhura për të shënjestruar portën. Me një goditje të fuqishme nga distanca ish-futbollisti shqiptar e ndal topin në trekëndëshin e Atalantës.


Shtuar 6.05.2021 22:31

Tags: , ,