Rama fitoi 74 mandate, Salianji nuk heq dorë: Durim, rezultati mund të përmbyset!

Partia Demokratike pret finalizimin e procesit zgjedhor për të nisur analizën brenda të djathtës. Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, Ervin Salianji tha se fundi i procesit do të shënojë edhe nisjen e analizën e brendshme.

Rakipi: Nuk keni asnjë deklaratë publike

Salianji: Kjo që po bëj është deklaratë publike. Shqetësimi ynë tani është se sa PD është në funksion të përmirësimit të shoqërisë. Ne po ngremë shqetësimin e zgjedhjeve të ndershme. Ju i kërkoni llogari atij që është vjedhur dhe jo hajdutit.

Rakipi: E keni nxjerrë bashkësinë ndërkombëtare për 45 minuta të flasë. Zgjedhjet u njohën.

Salianji: Qëndrimi zyrtar i PD është ky. Do të marrim vendimin final në momentin që përfundon procesi zgjedhor. Pasi të bëhet kjo, do të merremi me Lul Bashën. Jemi në një moment të procesit kur mund të përmbyset rezultati. /mcn


Shtuar 6.05.2021 22:31