Lanë vendin, ukrainasit e parë mbërrijnë në Shqipëri

Emigrantët e parë nga Ukraina kanë mbërritur në Shqipëri.

Ata kanë hyrë në vendin tonë nga pika doganore e Qafëthanës gjatë tre ditëve të fundit.

Burime nga policia kufitare bejnë të ditur se ata kanë udhëtuar të vetëm ose së bashku me familjet,por nuk kanë kërkuar ndihmë apo strehim nga autoritetet shqiptare

Gjithashtu mësohet se janë rreth 20 shtetas nga ukraina që ndodhen momentalisht në vendin tonë.

Mësohet se shtetasit nga Ukraina kanë udhëtuar drejt zonave bregdetare ku kanë edhe apartmentet e tyre.

Ndërkohë një çift ukrainas mësohet të jetë vendosur në qytetin e Pogradecit. Ata kanë kërkuar në disa banka të nivelit të dytë të hapin llogari bankare për të tërhequr para, por e kanë pasur të pamundur pasi nuk kanë leje qëndrimi./albeu.com/