Aksidenti në Gjirin e Lalzit/ E mitura humb jetën në spital, arrestohet shoferi 18-vjeçar

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Gjirin e Lalzit. Mësohet se një 8-vjeçare ka humbur jetën si pasoje e plagevë të marra nga përplasja që mori me makinë nga një shofer 8-vjeçar.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00, në segmentin rrugor Maminas-Gjiri i Lalësit. Një 18-vjeçar me inicialet G. Gj ka përplasur të miturën me origjinë nga Sllovakia. Më tej bëhet me dije se e mitura ka humbur jetën në spital ndërsa shoferi është shoqëruar në polici.

Njoftimi i plotë:

Durrës/Informacion paraprak/ Rreth orës 20:00, në segmentin rrugor Maminas-Gjiri i Lalësit, një automjet me drejtues shtetasin G. Gj., 18 vjeç, ka përplasur një shtetase minorene S. S., 8 vjeçe, nga Sllovakia. Si pasojë e përplasjes 8 vjeçarja ka humbur jëtën në spital.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.


Shtuar 7.07.2024 20:56