Mëngjesin të sotëm, avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha, Sokol Mëngjesi, është bërë subjekt i dhunës, duke u goditur me levë nga persona të paidentifikuar.
Gazetarja Klodiana Lala, raporton se ngjarja ka ndodhur në zonën e ish-Bllokut.
Sokol Mëngjesi, po merr ndihmë mjekësore në spital, ndërkohë që policia po heton në lidhje me motivet e ngjarjes.
Njoftim paraprak i Policisë së Shtetit:
Sot, rreth orës 08:50, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, persona ende të paidentifikuar kanë goditur shtetasin S. M., me profesion avokat.
I dëmtuari është dërguar menjëherë në spital për dhënien e ndihmës mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë dhe strukturat e Policisë së Shtetit janë angazhuar për identifikimin dhe kapjen e autorëve.