Detaje të reja janë zbuluar nga operacioni anti-kanabis në Fushë Gjormë në Kurbin.
Personi i shpallur në kërkim për laboratorin e drogës i zbuluar është drejtori i Kadastrës në Kurbin, Etmond Stojani.
Ndërsa personi 24-vjeçari i arrestuar është Vranicki Hisku, i cili bë bashkëpunim me kreun e Kadastrës zhvillonin aktivitetin e paligjshëm.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në fshatin Fushë Gjormë, Kurbin, kishin përshtatur katin e dytë të një magazine të marrë me qira, me aparatura që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike.
Gjatë kontrollit të ambientit u gjetën dhe u sekuestruan 205 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa të kultivuara në vazo.
Gjithashtu, gjatë kontrollit, në ndërtesë u konstatua një lidhje e paligjshme e energjisë elektrike, e cila shërbente për furnizimin me energji të pajisjeve si llamba, aspirator, filtra ajrimi etj, që ndihmonin në kultivimin dhe rritjen e bimëve narkotike.