Ky është i riu që u plagos në zyrën elektorale të PD-së në Kavajë (FOTO LAJM)

Bledi Oshtuni, simpatizant i Partisë Demokratike, u qëllua këtë pasdite me armë zjarri në brenda zyrës elektorale në Kavajë.

Ndërkohë policia ka shpallur në kërkim shtetasin Ndriçim Jonuzi me mbiemër të ndryshuar Tahiri, një person me precedentë penalë.

Sot rreth orës 19:00, në lagjen nr.4, në Kavajë, shtetasi N. J., dyshohet se si pasojë e një konflikti  për motive të dobta, ka hyrë në ambientet e brendshme të një zyre elektorale të një subjekti politik  dhe  ka plagosur me armë zjarri pistoletë në këmbë shtetasin B. O., 27 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Durrësit, nën kujdesin e mjekëve.

Menjëherë forca të shumta Policie kanë shkuar në vendngjarje dhe vijon krehja e zonës si edhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje -dalje të Qytetit për kapjen e autorit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën  për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shtuar 19.04.2021 08:04

Tags: , ,