Ngjarja në Kavajë, Grida Duma flet nga vendngjarja: Njëri nga autorët është drejtor policie, janë aktivistë të PS-së

Ngjarja e  ndodhur pak më parë në zyrat e PD në Kavajë ka detyruar Bashën të anullojë axhendën e tij në Tiranë dhe të niset drejt vendngjarjes, ndërkohe më herët atje nga mbërritur Grida Duma e cila është shprehur se autorët janë aktivistë të PS-së.

“Unë jam shumë pranë të plagosurit, është një djalë i një familjeje që e quajmë pishtar i demokracisë. Ka qenë brenda në zyrë. Janë future tre persona brenda. Këtu kemi forca policie. Dyert janë mbyllur tani. Pak më parë e pashë situatën. Është Bledar Okshtuni ai që është plagosur. Autorët janë aktivistë të Partisë Socialiste, nëse doni që të jenë çunat e tezes së Ramës. Ata janë  Ndriçim Jonuzi. Tjetri është Markel Shtylla, drejtor policie dhe Dorian Troplini. Ç’rëndësi ka nëse ishin me uniformë apo jo. Janë aktivistë të Partisë Socialiste. Erdhën në rrugë, krijuan pretekse sherri, hiq makinën mos e hiq makinën. Kjo është një ngjarje politike krejtësisht.” u shpreh Grida.

Shtuar 19.04.2021 08:04