Ky është 38-vjeçari që vrau veten në makinë, punonte në Portin e Durrësit dhe ishte babai i dy fëmijëve (FOTO LAJM)

Betim Kastrati, 38-vjeçar, i cili u gjet i  vdekur në makinën e tij në aksin rrugor Lushnjë- Fier, në vendin e quajtur Kolonjë, sipas policisë kishte vrarë veten me armë zjarri.

Bëhet me dije se Kastrati ishte banues  në qytetin e Durrësit dhe punonte në port, por kohët  e fundit sipas familjarëve kishte shfaqur shenja depresioni.

38-vjeçari ishte i martuar dhe kishte dy fëmijë të mitur. Fillimisht u hetua për një vrasje të mundshme, por sipas uniformave blu, Kastrati kishte vrarë veten, në kushte depresioni.

Njoftimi i policisë:

Në aksin rrugor Fier-Lushnjë, në afërsi të rrethrrotullimit të Kolonjës, në një xhep rruge, brenda në automjetin tip “Volvo”, i parkuar në mënyrë të rregullt, është gjetur i pajetë shtetasi B.K, 38 vjeç, banues në Durrës.

Nga tërësia e veprimeve paraprake të kryera dhe provat e gjetura në vendngjarje dyshohet se shtetasi B. K., si pasojë e depresionit është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.