Ky është 35-vjeçari që humbi jetën ndërsa po punonte në Durrës (EMRI-FOTO)

Personi që shihni në foton e mëposhtme është 35-vjeçari, Andi Lala, i cili humbi jetën këtë të premte në Durrës.

Mësohet se Lala, ishte punonjës në një kompani private dhe ka gjetur vdekjen, pasi ka rënë nga vinçi, teksa ishte duke prerë pemët në qytetin e Durrësit.

“Gjatë punës për prerjen e degëve të pemëve në lagjen nr. 13, është rrëzuar dhe ka rënë nga koshi i vinçit të punës, punonjësi i firmës që po kryen punime për ndërtimin e pedonales në plazhin e Durrësit, shtetasi A. L., 35 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën”,- njoftoi më herët policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes


Shtuar 27.10.2023 18:06