Një familje shqiptare që jetonte prej 20 vitesh në greqi ka përjetuar tragjedinjë ditë më parë, pasi djali i tyre i vetëm ka humbur jetën pasi ka rënë me biçikletë të greminë.
Mediat helene raportojnë se Gabrieli 14-vjeçar ishte duke shëtitur me biçikletë kur u rrëzua dhe humbi jetën.
Ai ishte fëmija i vetëm i një familjeje shqiptare që jetonte në Kypseli Agrini për 20 vitet e fundit. Prindërit shqiptarë punonin në bujqësi, dhe gjithë mundin dhe djersën e tyre e investonin për të rritur dhe edukuar djalin e tyre.
Të mërkurën pasdite, fëmija përshëndeti nënën e tij dhe i tha se nuk do të vonohej. Ai doli xhiro me biçikletë me kushëririn e tij, por kjo xhiro rezultoi e fundit për të pasi u rrëzua në një gur dhe goditi kokën.
Kushëriri i tij në gjendje shoku filloi të bërtasë dhe të thërrasë për ndihmë. Ambulanca e transportoi me urgjencë shqiptarpin në spitalin e Agrinio. Teksa të gjithë luteshin për një mrekulli, 14-vjeçari Gabriel humbi jetën.
Familjarët, miqtë dhe komuniteti janë të tronditur për ngjarjen e rëndë. Varrimi i tij do të bëhet në vendlindjen e tij, Shqipëri.