Kush është shqiptari që iu bashkua luftës në Ukrainë, vëllai i këngëtares së njohur

Dy kosovarë nga Komuna e Suharekës kanë deklaruar dje se do t’i bashkohen luftës së Ukrainës kundër Rusisë, shkruan Express.

Mediat raportojnë se njëri prej tyre, Maliq Behluli, është vëllai i këngëtares së njohur kosovare, Shyhrete Behluli.

Që ata kanë lidhje familjare dëshmohet edhe në komentet e njëri-tjetrit në rrjetin social Instagram.

Në një foto ku Maliqi e uron vajzën e tij për ditëlindje, Shyhrete Behluli ka komentuar ndër të tjera “qoftë e lumtur zemra e hallës”.

Ndryshe, në një intervistë për Kanal 10, dy kosovarët kanë pohuar se do t’i bashkohen Ukrainës, për ta luftuar agresorin rus.

Ata janë parë në pikën kufitare të Medykas, ku kanë thënë se do të shkojnë krah ushtrisë së Ukrainës.


Shtuar 9.03.2022 09:22