Kush është komuna me përqindjen më të ulët të pjesëmarrjes në votime në Kosovë dhe kush kryeson?

Ditën e sotme në zgjedhjet në Kosovë, deri në orën 16:00 kanë votuar 26,89 për qind apo 506 mijë e 997 qytetarë.

Sipas informacioneve, komuna me pjesëmarrjen më të ulët në votime është ajo e Dragashit.

Në këtë komunë deri në orën 16:00, bëhet me dije se kanë votuar 20,36 për qind.

Ndërsa, në Prizren kanë votuar 20 mijë e 81 për qind apo 36 mijë e 78 qytetarë, në Ferizaj 25,65 për qind apo 28 mijë e 720 qytetarë, në Gjakovë 24,32 për qind apo 27 mijë e 517 qytetarë, në Gjilan kanë votuar 26,58 për qind apo 26 mijë e 866 qytetarë, në Mitrovicën e Jugut kanë votuar 24,95 për qind apo 19 mijë e 601 qytetarë dhe në Pejë kanë votuar 23,14 për qind apo 25 mijë e 236 qytetarë, raporton Ekspress.

Ndërsa për sa i përket komunave me përqindjen më të lartë të votuesve, janë komunat me shumicë serbe, të cilat vijojnë të udhëheqin për numrin e lartë të votuesve.

Sipas Ekspress, në komunën e Zveçanit deri tani kanë votuar 56.91 për qind apo 3 mijë e 915 qytetarë, në Mitrovicën e Veriut kanë votuar 55,03 për qind apo 9 mijë e 751, në komunën e Ranillugit kanë votuar 40,68 për qind apo 1 mijë e 987 qytetarë, në Partesh kanë votuar 36,30 për qind apo 1 mijë e 662, në Kllokot kanë votuar 37.50 për qind apo 1 mijë e 378 qytetarë./albeu.com/

 

 

 


Shtuar 17.10.2021 17:44