Kuqezinjtë pjesë e podkastit të Edi Ramës, Gjimshiti: Tregon pse nuk u përzgjodh në “2016-n”. Uzuni: Golat do i shënoj në europian

Disa nga futbollistët kuqezinj kanë qenë të ftuarit e kësaj të shtune në podkastin e kryeministrit Edi Rama.

Kapiteni Berat Gjimshiti, Elsedi Hysa, Myrto Uzuini dhe Mario Mitaj, ishin të ftuarit specialë të kryeministrit Rama, ku treguan përjetimet e tyre në kualifikueset e kampionatit europian “Gjermani 2024.

Sulmuesi Uzuni i ngacmuar nga kryeministri Rama, tha se golat i ka ënë [ër në kampionatin Europian.

Ndërsa kapiteni Gjimshiti ka treguar se si ndihet që ëndrra e lënë përgjysëm në 2016-n tashmë do të bëhet realitet.

Mitaj dhe Hysaj kanë rrëfyer gjithashtu se si i kanë parë këto kualifikuese.

Uzuni: Golat i kam lënë për në Europian. Ishte pak e ështirë me Ishujt Faroe sepse mbroheshin me forca të shumta, pasi me ekipet që janë më të forta në letër luajmë lojë të hapur dhe me ekipet më të dobëta në letër luajnë lojë të mbyllur dhe është e vështirë të shënosh.

Hysaj: Kemi thyer rekorde kësaj herë, as ne nuk e kemi pritur një grup si ky dhe ne në vendin e parë. Kemi treguar që kemi një forcë të madhe dhe jemi të vetëdijshëm që mund të arrijmë më shumë se kaq.

Mitaj: Kam bërë dhe gabime me Ishujt Faroe, por njëherë në 5 ndeshje dhe falet. Isha pak I papërqëndruar e kisha mendjen tek festa.

Gjimshiti: Nuk jam unë më i vjetri është Veseli, por jam edhe unë veteran. Luaj prej 2014-ës me Kombëtaren, isha në eliminatore, por jo në Europian. Atëherë kam qenë i ri 22-vjeç, luaja në Zvicër ishte e vështirë, pasi po bëja kalimin nga Zyrih tek Atalanta dhe nuk pata ndeshje, luajta vetëm 3 ndeshje në 6 muaj. Atëherë vendosi trajneri De Biazi që nuk isha në formë dhe nuk më mori, dhe e pranova. Puna vazhdon dhe eca përpara.


Shtuar 25.11.2023 08:58