Kulti i Enver Hoxhës, dalin pamjet si do të transformohet Piramida mes Tiranës (VIDEO)

Dikur simboli i një regjimi totalitar shtypës, piramida mes Tiranës është duke marrë një tjetër pamje si një qendër teknologjike për të gjithë rajonin.

Sipas premtimeve, brenda vitit 2023, Piramida e Tiranës do të shndërrohet në qendrën më të madhe teknologjike në Ballkan dhe se do të mikpresë 3 mijë të rinj, që do të studiojnë gjuhën e kodimit

“Vijon puna për qendrën më të madhe të teknologjisë digjitale në rajon, e cila do ta bëjë PIRAMIDËN adresën e fëmijëve dhe të rinjve të shekullit XXI

***një projekt transformimi arkitektonik i studios së famshme hollandeze MVRDV…”- shkruan kryeministri Rama në Facebook duke zbuluar pamjet 3D se si do të duket piramida mes Tiranës.

Historia e Piramidës:

Historia e Piramidës së Tiranës fillon në vitin 1980 kur godina u dizajnua për të kujtuar jetën e diktatorit shqiptar, Enver Hoxha.

Lideri komunist drejtoi vendin nga viti 1944 deri në vdekjen e tij në vitin 1985 duke futur vendin në një izolim të thellë nga pjesa tjetër e botës.

Shumë shpejt, pas vdekjes së tij, një grup arkitektësh, të drejtuar nga vajza e Hoxhës, Pranvera dhe bashkëshorti i saj Klement Kolaneci, dizajnuan strukturën e Piramidës.

Godina u hap në vitin 1988 si muzeu ”Enver Hoxha”. Në atë kohë përshkruhej si struktura më e shtrenjtë e ndërtuar ndonjëherë në Shqipëri. Megjithatë, qëllimi i saj për të nderuar diktatorin e Shqipërisë pati një jetë të shkurtër.

Pas rënies së komunizmit në Shqipëri në vitin 1991, Piramida u shndërrua në një qendër kulturore duke nderuar Pjetër Arbnorin, një i mbijetuar nga kampet shqiptare dhe viktimë e regjimit. Gjatë viteve ’90, Piramida u bë gjithashtu pika më e nxehtë në Tiranë për jetën e natës dhe një vend ku të rinjtë shqiptarë mblidheshin dhe luanin gjatë verës.

 

 

Shtuar 6.05.2021 03:05