Presidenti slloven konferencë me Metën: E ardhmja e rajonit, vetëm në BE

Presidenti Ilir Meta po zhvillon një konferencë për mediat me homologun slloven Barot Pahor, në ambientet e Presidencës.

Meta ka thënë se marrëdhëniet mes dy vendeve janë të shkëlqyera dhe Sllovenia mbetet një partnere e rëndësishme rajonale. Gjithashtu, kreu i shtetit deklaroi se Pahor konfirmoi se Sllovenia mbetet avokate e integrimit europian të Shqipërisë

Bisedat tona janë fokusuar në progresin e mëtejshëm të dy vendeve tona mike. Marrëdhëniet mes dy vendeve tona janë të shkëlqyera dhe Sllovenia mbetet një partnere e rëndësishme rajonale. Pahor konfirmoi se Sllovenia mbetet avokate e integrimit europian të ShqipërisëFalënderoj thirrjet për zgjerimin e BE drejt vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku është edhe vendi ynë.

E sigurova presidentin Pahor për mbështetjen tonë, për samitin e BRDO BRIONIT. Së bashku shprehëm mbështetjen, për mundësinë e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Ne ndamë mendimin se e ardhmja e jonë është vetëm BE. Dua të shpreh angazhimin tonë për të bërë punë sa më të mira për t’u integruar në BE”, u shpreh Meta.

Ndërkohë Presidenti slloven u shpreh se procesi i zgjerimit duhet të jetë më i shpejtë dhe nuk duhet të ketë parasysh vetëm shtetin negociues për të hyrë në BE, por gjithë rajonin e Ballkanit.

Pahor foli edhe për problemet që sjell ndryshimi i kufijve në Ballkan.“Ndryshimet e kufijve në këtë pjesë të Europës nuk zhvillohen pa flijime”, tha Pahor.


Shtuar 6.05.2021 15:26