Kualifikimi në Euro 2024, sa euro do të fusnin në “xhep” kuqezinjtë

Kombëtarja shqiptare është shumë pranë kualifikimit për në Europianin e Gjermanisë vitin e ardhshëm. Vetëm pjesëmarrja në këtë kompeticion do t’i sillte FSHF-së një shifër prej 9.25 milionë eurosh, përveç fitoreve në fazën e grupeve që janë 1.5 milionë dhe barazimeve që përfiton 750 mijë euro.

Ndërkohë, nëse ky sukses arrihet, federata ka vendosur 4.5 milionë euro shpërblim për lojtarët dhe stafin teknik. Nga këto mësohet se shuma prej 3.5 milionë eurosh do t’u shpërndahet vetëm futbollistëve, ndërsa kontrata e Silvinjos në rast kualifikimi parashikon një premio prej 1 milion eurosh shtesë.

Patjetër një shifër që të sjell motivim shtesë në dy ndeshjet e mbetura këtë muaj ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe, edhe pse kërkohet vetëm një pikë për t’u kualifikuar.


Shtuar 5.11.2023 16:28