Pas hetimeve u zbulua se të arrestuarit ishin të dy anëtarë të një grupi kriminal, që furnizonin sasi të mëdha heroine, të cilën më pas e shumëfishonin me anë të përzierësve të ndryshëm në vendin ku kishin ngritur “laboratorin” e tyre.

Raportohet se nga hetimet e kryera në “laborator”. janë gjetur dhe konfiskuar:

· Një cilindër propani
· Enë me 5 pako heroinë me peshë totale 2524 gram

· Një peshore precize
· Enë të ndryshme që përdoren për përzierjen e substancave kimike
· 70 thasë për paketimin e ushqimeve
· 2 telefona celularë të cilët përdoreshin për shitjen e drogës

Gjithashtu, autoritetet bënë me dije se 23-vjeçari ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes në këmbë dhe ka bërë rezistencë të fortë ndaj arrestimit, ndërsa dispononte një kartë identifikimi policor me foton e tij dhe të dhënat e një personi tjetër, të cilin e përdori për të shmangur arrestimin, ndërsa ndaj tij kishte 2 urdhër arreste për përfshirjen në banda kriminale dhe shkelje të ligjit për lëndët narkotike.