Çela thirrje prokurorive: Hetoni shpejt dhe me transparencë të plotë krimet zgjedhore

Prokurori i Gjërgjithshëm, Olsian Çela, në një pronocim për mediat u ka bërë thirrje të gjitha prokurorive në vend të hetojnë krimet zgjedhore sa më shpejt të jetë e mundur dhe me transparencë të plotë.

“Në lidhje me hetimin e krimeve zgjedhore është kërkuar nga prokuroritë të ketë përgjigje të shpejta në drejtim të këtyre proceseve. E rëndësishme është që hetimet të shoqërohen në proces transparent, që publiku t jetë i qartë, e të ketë informacion të plotë në atë çka bërë Prokuroria. Duhet të jemi të besueshëm dhe integritetin e prokurorëve dhe prokurorisë. Çështja e zgjedhjeve është çështje që prek shumë prokurori të rretheve gjyqësore e kanë impakt në të gjithë vendin, ndaj rezultati i çdo hetimi, është i rëndësishëm. Rëndësi ka që hetimet të jenë të plota, të kryhen në kohën e duhur e rezultatet t’i përcillen publikut. Ne jemi drejtuar disa herë prokurorive të rretheve gjyqësore, i është ofruar mbështetja për të kryer hetimet e plota dhe profesionale që lidhen me zgjedhjet”, tha Çela./albeu.com


Shtuar 12.05.2021 15:28