Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, pritet të zhvillojë një sërë takimesh me liderë të Ballkanit Perëndimor.
Vizitat e tij pritet të nisin në fund të muajit dhe do të përfshijënë vende si Serbia, Mal të Zi, Bosnje Hercegovina, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria.
Turneu, i cili do të zhvillohet midis 29 korrikut dhe 1 gushtit, parashikohet të jetë aktiviteti i tij i fundit ndërkombëtar përpara pushimeve verore.
Mbështetje në rrugën drejt BE-së
Sánchez ka theksuar rëndësinë e marrëdhënieve të Spanjës me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe ka mbajtur takime me shumicën e liderëve të saj për të adresuar më tej pritshmëritë e tyre për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Krerët e shteteve dhe qeverive të BE-së dhe atyre të Ballkanit Perëndimor u takuan muajin e kaluar në Bruksel përpara samitit të fundit evropian dhe trajtuan, ndër të tjera, aspiratat e anëtarësimit në BE.
Shpejtësia me të cilën fituan statusin e vendeve kandidate Ukraina dhe Moldavia është në kontrast me bllokimin e integrimit të vendeve të Ballkanit, një situatë që ka zgjatur me vite.
Kjo bëri që disa liderë ballkanikë të shprehin zhgënjimin e tyre dhe të paralajmërojnë BE- në se kjo do të humbasë kredibilitetin në rajon.
Sánchez tregoi shprehimisht mbështetjen e tij për rrugën drejt BE-së të vendeve ballkanike.
“Kur të bëhet e mundur përfundimisht, Spanja do të jetë në favor të nisjes së këtij debati ”, tha ai në një konferencë për shtyp.