Revolta qytetare në kryeqytet ka hyrë në ditën e 39-të, duke shënuar një përshkallëzim të ri ku kritikat janë drejtuar pa dallim ndaj figurave kryesore politike të vendit, si atyre në pushtet, ashtu edhe opozitës. Pasi lanë pas godinat e institucioneve qeveritare, protestuesit vijuan marshimin nëpër rrugët e Tiranës dhe u ndalën edhe përpara selisë qendrore të Partisë Demokratike.
Teksa kalonin pranë selisë së blerë, qytetarët e irrituar ngritën zërin me thirrje të ashpra, duke e akuzuar drejtimin e opozitës se është rreshtuar krah pushtetit.
Të lidhura
None found
Sot, protesta tregoi qartë pakënaqësinë e thellë të publikut ndaj gjithë klasës së vjetër politike. Përpara zyrave të Partisë Demokratike u dëgjuan në kor thirrjet: “Rama, Sala, f*ck you!” dhe “Opozitë e shitur!”, me protestuesit që i bënë përgjegjëse të dy palët për situatën ku ndodhet vendi.
