Enkel Rexhepi, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, e përshkroi vizitën e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, si një ditë historike për Luginën e Preshevës.
Të lidhura
None found
Sipas Rexhepit, kjo vizitë përcolli një mesazh të qartë dhe të fuqishëm se shqiptarët e kësaj lugine nuk janë vetëm dhe se zëri i tyre arrin deri në institucionet më të larta të shtetit shqiptar.
Postimi i plotë:
Një ditë historike për Luginën e Preshevës!
Vizita e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sh.T. Bajram Begaj, në Këshillin Kombëtar Shqiptar, përbën një moment me peshë të veçantë për shqiptarët e Luginës së Preshevës.
Ky ishte një mesazh i fortë se shqiptarët e Luginës së Preshevës nuk janë vetëm dhe se fjala e tyre dëgjohet në nivelet më të larta institucionale të shtetit shqiptar.
Në këtë vizitë mori pjesë edhe ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Beograd, z. Bardhyl Canaj.
Lugina e Preshevës është dhe do të mbetet pjesë e pandashme e trungut kombëtar shqiptar.
