NATO flet për “unitet të jashtëzakonshëm” pas samitit në Ankara dhe lë të hapura pikëpyetjet për takimin e ardhshëm

Dita përmbyllëse e samitit të NATO-s në Ankara, më 8 korrik, u hap në një klimë të ngarkuar.

Të lidhura

None found

Gjatë natës, Shtetet e Bashkuara kishin rinisur goditjet ndaj Iranit, pasi një armëpushim i brishtë ishte ndërprerë.

Kjo përplasje shkaktoi tronditje në të gjithë Aleancën, ndërsa presidenti amerikan Donald Trump vuri në shënjestër aleatët evropianë për mungesë mbështetjeje dhe hodhi dyshime mbi “besnikërinë” e tyre.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, më 8 korrik, Trump i sulmoi sërish vendet evropiane, duke thënë se ato kishin vonuar ose penguar përdorimin e bazave të tyre nga avionët amerikanë gjatë sulmeve kundër Iranit.

Ai e përshkroi regjimin iranian si “gënjeshtar” dhe “llum”, duke deklaruar gjithashtu se marrëveshja me të “ka marrë fund”.

Presidenti amerikan hodhi akuza edhe ndaj Spanjës, shtetit që kishte kritikuar publikisht luftën dhe që shpenzon më pak për mbrojtjen sesa objektivat e NATO-s, duke lënë të kuptohet se Madridi mund të përballet me embargo tregtare.

Po ashtu, Trump përsëriti synimin që kishte shpallur më herët gjatë këtij viti për të marrë nën kontroll territorin danez të Grenlandës.

Nga skenat para hyrjes në sallë, krijohej përshtypja se udhëheqësit evropianë po hynin në takim të shqetësuar dhe në pritje të një zhvillimi të vështirë.

Megjithatë, brenda sallës tabloja doli krejt ndryshe.

Diplomatë të NATO-s, që folën për Radion Evropa e Lirë në kushte anonimiteti për shkak se nuk ishin të autorizuar të shpreheshin publikisht, thanë se presidenti amerikan ishte në humor të mirë dhe u soll në mënyrë shumë më diplomatike.

Sipas tyre, përpara 31 liderëve të tjerë ai nuk i përsëriti komentet e tij lidhur me Spanjën, Grenlandën apo Iranin.

Në fund të takimit, Trump tha se në samit kishte “unitet të jashtëzakonshëm”, ndërsa Mark Rutte e përshkroi samitin në Ankara si “një sukses të jashtëzakonshëm”, duke folur për “një ndjenjë të fortë uniteti” midis aleatëve.

Lidhur me Iranin, deklarata përfundimtare e samitit, e miratuar nga të gjithë liderët, nënvizon se “Irani nuk duhet të zotërojë kurrë armë bërthamore” dhe rithekson kërkesën që Teherani të respektojë plotësisht lirinë e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit.

Edhe pse në Uashington kishte pakënaqësi për hezitimin e disa shteteve evropiane që të mbështesnin SHBA-në në konfliktin me Iranin, Rutte theksoi se gjatë muajve të fundit forcat amerikane kanë kryer mbi 5.000 fluturime ushtarake nga bazat ajrore në Evropë.

Një nga çështjet që dominoi samitin ishte edhe niveli i shpenzimeve për mbrojtje nga vendet evropiane dhe Kanadaja, temë që prej kohësh ka qenë në qendër të kritikave të Shtëpisë së Bardhë dhe vetë Trumpit.

Pas takimit, NATO-ja njoftoi me krenari se 31 aleatët e tjerë së bashku kanë shtuar shpenzimet për mbrojtje me 139 miliardë dollarë gjatë vitit të fundit, rritje për të cilën Rutte ia atribuoi meritat presidentit amerikan Trump.

Në samitin e NATO-s të zhvilluar vitin e kaluar në Hagë kishte pasur paqartësi nëse presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të merrte pjesë.

Atëherë, pritshmëritë për një afrim të shpejtë të Ukrainës me Aleancën ishin zbehur, ndërsa Zelensky nuk kishte mbështetje në Shtëpinë e Bardhë pas një takimi të tensionuar me Trumpin, që përfundoi në mënyrë poshtëruese për të.

Brenda vetëm një viti, panorama kishte ndryshuar ndjeshëm.

Kësaj here, nuk kishte asnjë dyshim se Zelensky do të ishte i ftuar në Ankara.

Megjithëse deklarata përfundimtare ende nuk i hap rrugën anëtarësimit të Ukrainës në NATO, në të thuhet se “Ukraina kontribuon në sigurinë transatlantike”.

Në dokument përfshihet edhe angazhimi i aleatëve për t’i dhënë Kievit 70 miliardë euro ndihmë ushtarake gjatë vitit 2026, si edhe të paktën të njëjtin nivel mbështetjeje në vitin 2027, megjithëse një pjesë e madhe e kësaj shume nuk përbëhet nga fonde të reja.

Shtetet e Bashkuara nuk do të japin kontribut financiar në këtë paketë, por mund t’i kenë ofruar Ukrainës një nga dhuratat më të rëndësishme: lejimin e prodhimit të raketave Patriot në Ukrainë, një kërkesë që Kievi e ka bërë prej kohësh për shkak të shtimit të sulmeve ruse ndaj objektivave civile.

Duke folur në krah të Zelenskyt, Trump deklaroi se “do t’i tregojmë Ukrainës se si t’i prodhojë raketat Patriot”, ndonëse procedurat formale për këtë ende duhet të përmbyllen.

Përpara takimit dypalësh pas samitit, Trump dhe Zelensky dolën së bashku para mediave dhe dhanë përshtypjen e një raporti dukshëm më të mirë sesa më parë.

Trump tha se ata “kanë ndërtuar një marrëdhënie të mirë”, vlerësoi ushtrinë ukrainase për “punën e jashtëzakonshme” dhe “trimërinë” e saj, la të kuptohet se mund të vizitojë së shpejti Kievin, të cilin e quajti “një qytet të bukur”, si dhe shfaqi interes për bashkëpunim me Ukrainën në prodhimin e dronëve.

Ai përgëzoi edhe “kapacitetin intelektual” të delegacionit ukrainas të pranishëm në takim dhe foli për potencialin e madh që, sipas tij, Ukraina do të kishte nëse lufta do të mbyllej shpejt.

Ky ishte një nga elementët më premtues të samitit.

Megjithatë, Zelensky u duk më pak i kënaqur kur Trump, në mënyrë të papritur, vlerësoi presidentin polak Karol Nawrocki, i cili së fundi ia hoqi Zelenskyt dekoratën më të lartë politike të Polonisë, pas një përplasjeje të fortë mes dy vendeve që rrezikoi marrëdhëniet ukrainase-polake.

Presidenti amerikan tha se midis popujve të Ukrainës dhe Rusisë ka “shumë pak dallime”, se ai bisedon më shpesh me Vladimir Putinin sesa me Zelenskyn dhe se presidenti rus është “një karakter i vështirë”, por, sipas tij, i tillë është edhe Zelensky.

Gjithsesi, ishte pikërisht Zelensky ai që shkaktoi të qeshurat më të mëdha te gazetarët e pranishëm.

Kur Trump tha se Putini kishte propozuar një takim në Moskë për të diskutuar përfundimin e luftës, Zelensky iu përgjigj me ironi se udhëtimi atje do të ishte i rrezikshëm, pasi mbi qytet fluturojnë shumë dronë ukrainas.

Sa i përket samitit të ardhshëm në Tiranë, kjo ndoshta nuk ishte pjesa më e rëndësishme e Deklaratës së Ankarasë, por pa dyshim ishte një nga më të pazakontat.

Zakonisht, deklaratat përfundimtare të samiteve të NATO-s mbyllen me njoftimin e vendit ku do të zhvillohet takimi pasardhës.

Këtë herë, megjithatë, dokumenti u kufizua vetëm me fjalinë: “Presim me padurim takimin tonë të ardhshëm”. Nuk u dha asnjë hollësi tjetër.

Në samitin e vitit të kaluar në Hagë ishte përcaktuar që samiti pasues të mbahej në Turqi, ndërsa më pas radha t’i kalonte Shqipërisë.

Këtë e konfirmoi edhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Rutte, në konferencën përmbyllëse për media, kur tha: “Samiti i ardhshëm do të mbahet në Shqipëri. Ky ishte vendimi i marrë në Hagë. Tani duhet të vendosim datën e saktë”.

Por ekzistojnë dy arsye pse kjo çështje vazhdon të mbetet e paqartë.

E para ka të bëjë me pakënaqësitë brenda Aleancës, pasi disa vende mendojnë se një shtet që së fundmi ka rënë sërish nën pragun prej 2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto për shpenzimet e mbrojtjes, nuk duhet të presë një samit të NATO-s.

Tirana ka premtuar se së shpejti do të miratojë një buxhet që parashikon rritje të investimeve në mbrojtje.

Arsyeja e dytë lidhet me dëshirën e disa vendeve anëtare për t’iu rikthyer praktikës së mbajtjes së samiteve të NATO-s çdo dy vjet, me argumentin se është e vështirë të merren vendime të rëndësishme politike çdo vit.

Për momentin, dihet se samiti i ardhshëm do të zhvillohet në Shqipëri. Megjithatë, mbetet e paqartë nëse ai do të mbahet në verën e vitit 2027, në vjeshtën e atij viti, apo do të shtyhet për vitin 2028./REL


Shtuar 8.07.2026 21:03

HoliganbetHoliganbetHoliganbetgrandpashabetultrabetkingroyalKickmatbetpoliwinJojobetMadridbetMadridbetJojobetvaycasinoHoliganbetcasibomJojobetjojobetjojobetjojobetcasibomcasibomjojobetjojobetcasibom girişchild pornBetpascasibombetciocasibombetciobetcio girişjojobetHoliganbet