Trump i ofron Ukrainës licencë për raketat Patriot, Zelenskyt: Mund t’i prodhoni vetë

Donald Trump ka bërë të ditur se është i gatshëm t’i japë Ukrainës të drejtën e licencuar për prodhimin e raketave interceptuese Patriot, një hap që mund të rriste ndjeshëm kapacitetet e mbrojtjes ajrore të Kievit ndaj goditjeve balistike ruse.

Të lidhura

None found

Në samitin e NATO-s në Ankara, presidenti amerikan iu drejtua Volodymyr Zelenskyt me fjalët: “Do t’ju japim një licencë për të prodhuar Patriot. Besoj se mund t’i prodhoni shumë shpejt, sapo t’ju shpjegojmë procesin.”

Megjithatë, Trump pranoi se për këtë vendim nuk kishte njoftuar ende kompanitë e mbrojtjes Lockheed Martin dhe Raytheon, por shtoi se “gjithçka do të rregullohet”.

Patriot vlerësohen si një nga sistemet më të avancuara të mbrojtjes ajrore në botë, me aftësi për të identifikuar dhe neutralizuar raketa balistike. Kostoja e një baterie të plotë Patriot, bashkë me raketat, arrin afërsisht në 1 miliard dollarë.

Edhe prodhimi i këtyre raketave mbetet i kufizuar. Sipas Departamentit amerikan të Mbrojtjes, në një vit prodhohen vetëm rreth 600 raketa Patriot. Uashingtoni ka vepruar me kujdes në furnizimin e aleatëve, pasi në përplasjen me Iranin në fillim të këtij viti përdori më shumë se gjysmën e rezervave të veta.

“Ne kemi Patriot, por jo aq sa duhet. Na duhen edhe për veten tonë”, u shpreh Trump. Ndërkohë, në fund të muajit maj, Zelensky konfirmoi se Ukraina kishte paraqitur zyrtarisht kërkesën për autorizim amerikan që të prodhojë me licencë raketat Patriot.

Kjo nevojë është bërë edhe më e mprehtë për shkak të intensifikimit të sulmeve ruse me raketa balistike ndaj qyteteve ukrainase. Vetëm gjatë javës së fundit, në Kiev humbën jetën dhjetëra persona.

Forcat Ajrore të Ukrainës njoftuan se, për shkak të mungesës së raketave interceptuese, asnjë prej 23 raketave balistike të lëshuara nga Rusia në një sulm të fundit nuk u rrëzua.

Pavarësisht deklaratave të Trump, ekspertë ushtarakë mbeten skeptikë se prodhimi i raketave Patriot mund të realizohet në territorin ukrainas në kushtet aktuale të luftës.

Ish-oficeri i shërbimeve sekrete ukrainase, Ivan Stupak, u shpreh se bëhet fjalë për një teknologji shumë të avancuar, e cila kërkon standarde të larta sigurie. Sipas tij, nëse projekti vihet në zbatim, ka më shumë gjasa që prodhimi të kryhet në një vend europian nën mbikëqyrje amerikane, ndërsa i gjithë procesi mund të zgjasë me muaj.

Në konferencën për shtyp, Trump komentoi edhe goditjet me rreze të gjatë të Ukrainës ndaj objektivave në territorin rus. “Është një përshkallëzim, por edhe një përshkallëzim që mund të ndihmojë në përfundimin e luftës”, deklaroi ai.

Nga ana tjetër, sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se sulmet ukrainase ndaj rafinerive ruse kanë për qëllim t’i tregojnë Moskës se mbrojtja e hapësirës së saj ajrore nuk është e pakalueshme, duke rritur presionin për mbylljen e konfliktit.

Trump përsëriti gjithashtu se presidenti rus Vladimir Putin kërkon të arrihet një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës dhe riktheu idenë e një takimi mes Putinit dhe Zelenskyt.

Kur Trump e pyeti nëse do të ishte i gatshëm të udhëtonte drejt Moskës për një takim me liderin rus, Zelensky u përgjigj me humor: “Është e vështirë… ka shumë dronë ukrainas atje”, duke iu referuar sulmeve të fundit të Ukrainës në territorin rus.


Shtuar 8.07.2026 22:33

grandpashabetultrabetkingroyalKickmatbetjojobetJojobetMadridbetjojobetJojobetvaycasinoHoliganbetcasibomJojobetjojobetjojobetjojobetcasibomcasibomjojobetjojobetcasibom girişchild pornBetpascasibombetciocasibombetciobetcio girişjojobetHoliganbet