Kryemadhi e sulmoi ashpër mbrëmë, reagon Bardhi: Deklarata e kryetares së LSI-së e pakuptimtë

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka vijuar replikat e tij me Kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi, për çështjen e koalicioneve në zgjedhjet e 25 Prillit.

Monika Kryemadhi e cilësoi Bardhin mashtrues pervers, por numri dy i PD-së tha sot se deklarata e kryetares së LSI-së është e pakuptimtë.

“Kryesia nuk është mbledhur sepse nuk ka pasur një dakordësi nga kryetarja e LSI-së për të pasur mundësi t’i propozohej Kryesisë një listë të përbashkët. Qëndrimi konstant i LSI-së ka qenë që duhet të dilnim në dy lista, pavarësisht qëndrimit tonë për një listë. Qëndrimi krejt normal sipas vlerësimit të tyre ishte se do të maksimalizonin votat me dy lista. Tha se me ndryshimet e njëanshme të Kodit përfitonte LSI-së sepse nga 19 mandate në 2017 do të merrte më shumë se 40 mandate nga ndryshimet e njëanshme kushtetuese që bëri Edi Rama. Në fakt ato ndryshime të njëanshme të Ramës ishin një dhunim flagrant. Ka një deklaratë të pakuptimtë të kryetares së LSI-së” tha ai.

Kujtojmë se mbrëmë Bardhi tha se i kishin ofruar LSI-së 15 mandate por kjo e fundit nuk kishte pranuar. Nga ana tjetër ka qenë Monika e cila ka thënë se vetë LSI mund të arrinte të merrte deri në 34 mandate, por sipas saj, është deformuar vullneti I qytetarëve./albeu.com/


Shtuar 12.11.2021 14:06