Kryebashkiakja e parë femër në Afganistan: Jam e mbyllur në apartament, po pres të më vrasin

Kryebashkiakja e parë femër e një qyteti afgan thotë se është mbyllur në një apartament dhe po pret tashmë që talebanët të vijnë dhe ta vrasin pasi rimorën kontrollin e vendit.

Zarifa Ghafari, 27 vjeçe, e cila drejton qytetin Maidan Sharh në Afganistanin qendror, tha për mediat se nuk kishte tentuar që të largohej nga vendi sepse nuk kishte ku të shkonte.

“Unë jam ulur këtu duke pritur që ata të vijnë. Nuk kam askënd që të më ndihmojë mua ose familjen time. Unë thjesht jam ulur me burrin tim dhe po rri. Ata do më vrasin! Unë nuk mund ta lë familjen time! Dhe prap se prap ku do të shkoj?!”-ka thënë Zarifa Ghafari.

Ghafari, u bë kryebashkiakja më e re e vendit kur u zgjodh në 2018. Ajo ka mbrojtur të drejtat e grave në Afganistan për vite me radhë, duke drejtuar emisionin e saj në radio dhe duke themeluar një OJQ të fokusuar në fuqizimin ekonomik të grave.


Shtuar 18.08.2021 10:32