Një vatër e kufizuar zjarri vijon të digjet në lagjen Abazë, pranë pikës ku shpërtheu zjarri masiv që prej disa ditësh ka përfshirë këtë zonë.
Megjithëse ekipet kanë ndërhyrë në mënyrë të përsëritur me mjete tokësore dhe nga ajri, flakët janë shfaqur sërish. Shuarja e plotë e vatrave po pengohet nga prania e dendur e gjetheve, bimësisë dhe shtresës së humusit të krijuar ndër vite.
Të lidhura
None found
Aktualisht, dy helikopterë po hedhin ujë mbi vatrat e zjarrit pranë lagjes Abazë, si edhe në lagjen Bojë, në afërsi të Zidollit.
Ndërkohë, Qemal Berhami, i moshuari i arrestuar nën dyshimin se lidhet me nisjen e zjarrit në Abazë, është liruar. Ai është kthyer në banesën e tij mbrëmjen e kaluar.
