Në vendin europian që ka pagat më të larta në kontinentin e vjetër Gjermani, janë më shumë se një milion e gjysëm vende pune të lira që askush nuk i pranon. Janë këto të dhënat e publikuara nga instituti për kërkimet mbi punën për tremujorin e fundit. I njëjti institut pranon se kjo është shifra më e lartë që nga viti 1989, vit kur ra dhe muri i Berlinit. Mungesa e forcës punëtore është një fenomen i zakonshëm tashmë për shumë vende në perëndim, duke dështuar kështu një transformim më të thellë të ekonomive të maturuara.
Duke marrë në konsideratë tre muajt e parë të vitit 2022, instituti gjerman saktëson se në vend numri i vendeve të punës që mbeten bosh ka arritur shifrën rekord prej 1.740.000. Pjesa më e madhe përqendrohet në ish Gjermaninë perëndimore ndërsa në landet e ish Gjermanisë lindore shifra flet vetëm për 340 mijë. E dhëna përfaqëson një rritje prej plus 54% në krahasim me 12 muaj më parë, duke dëshmuar në këtë mënyrë se tregu i punës është goditur plotësisht nga pandemia covid 19. Sipas ekspertëve të ekonomisë në vend situata aktuale e shoqëruar dhe nga frika për një krizë të mundshme energjitike për shkak të luftës në Ukrainë rrezikon të kufizojë dhe më shumë rimëkëmbjen komplekse të ekonomisë gjermane
Të lidhura
None found
E vështirë të kuptohet se cfarë shkakton këtë kërkesë rekord për forcë pune. Për sa i përket pagave, qeveria socialdemokrate e kancelarit gjerman Olaf Sholz, duke mbajtur premtimin elektoral konfirmoi rritjen e pagës minimale deri në 12 euro në orë, duke favorizuar në këtë mënyrë kategoritë më pak të kualifikuara.
Kësaj i shtohet fakti se punëtorët gjermanë, për sa i përket pagave, nisen nga një pozicion më i favorshëm në krahasim me kolegët e tyre europianë. Paga bruto mujore në Gjermani –sipas institutit kombëtar të statistikave është rreth 3900 euro, pak më shumë se 2 mijë euro neto. Nga viti 1990 deri në 2020 pagat në Gjermani janë rritur me 33%.
