Kristiano Ronaldo merr pjesë në evenimentin botëror të boksit në Arabinë Saudite, ja kush e shoqëron yllin portugez

Kristiano Ronaldo po konsiderohet si një “makineri” fitimprurëse marketingu në Arabinë Saudite. Afrimi i i yllit portugez është shfrytëzuar nga sheikët arbë si një model promovimi për vendin e tyre, që mesa duket po shkon drejt hapjes nga rregullat striket që e kanë shoqëruar për dekada me radhë.

Kristiano Ronaldo është pjesë e skuadrës Al Naser në Arabinë Saudite dhe si një i ftuar special ai po merr pjesë në natën e madhe të boksit që zhvillohet në vendin arab. CR7 u shoqëruar nga djali i tij Kristiano Jr, ku u prit nga sheikët që janë organizatorë të eventit ndërkombëtar të boksit.

Ronaldo u pyet gjatë hyrjes se kë do ta përkrahë në duelet e boksit që zhvillohen sonte në Riad, por portugezi dha një përgjigje diplomatike, duke thënë: “Të gjithë”. Ish-kampioni i botës në peshën e rëndë, Antoni Xjoshua, do të ndeshet sonte në “Kingdom Arena” në Riad të Arabisë Saudite me Oto Uallin, një ndeshje e planifikuar me 12 raunde.


Shtuar 23.12.2023 22:55